I nxehti përvëlues në SHBA, piqen biskota në kroskotin e makinës

I nxehti përvëlues në SHBA, piqen biskota në kroskotin e makinës

22 July 2019 09:23

Sa e rrezikshme është të futesh në një makinë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj diellit nën një temperaturë të lartë, si këto të këtyre ditëve në SHBA?

Një vajzë 4 vjeçe humbi jetën, pasi i ati u largua për rreth dy orë nga makina, duke e lënë brenda në të nxehtin përvëlues.

Dhe, në mënyrë që t’u tregohet qytetarëve rreziku që vjen nga kjo, pikërisht nga i nxehti i madh që ka kapluar SHBA, u zhvillua një eksperiment. Në kroskotin (tabelën e instrumenteve) e një makinë u vendos një tavë me brumin e katër biskotave.

Pas gjysmë ore u ekspozua ndaj diellit, ku temperatura e brendshme ishte afër 80 gradë dhe sipërfaqja e biskotës ishte 67 gradë. Në vendet e pasme që nuk ishin të ekspozuara drejtpërdrejtë në diell, temperatura shkonte në 48 gradë.

Pak orë më pas, biskotat ishin gati për t’u ngrënë. Ato ishin pjekur siç duhet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme