Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Falë FaceAppit gjejnë djalin e rrëmbyer para 18 vjetësh

Aplikacioni FaceApp i cili është bërë viral ditëve të fundit, përmes të cilit mund të plakni veten, përtej të qenit një aplikacion argëtues duket se ka rezultuar edhe i dobishëm.

Një 21-vjeçar, i cili ishte rrëmbyet kur ishte vetëm 3 vjeç, u ribashkua me familjen e tij pas 18 vjetësh, pasi policia arriti ta gjente falë përdorimit të teknologjisë së plakjes së fytyrës që ofron ky aplikacion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

Kështu, u përdor një foto e të zhdukurit kur ishte 3 vjeç, dhe përmes FaceAppit u arrit te një fytyrë më e vjetër.

Policia e krahasoi foton e përftuar në një bazë të dhënash të mijëra personave. Pasi përzgjodhën rreth 100 persona potencialë, oficerët ia dolën të gjenin studentin 21-vjeçar.

“Kur e gjetëm, refuzoi të besonte se ishte fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja përputhej me atë të prindërve të tij biologjikë”, tha një prej hetuesve.

Weifang u zhduk në vitin 2001, pranë një kantieri ndërtimi ku punonte babai i tij./shekulli