Kuriozitet

Tiziano Ferro martohet me Victor Allen, dasmë e blinduar në Sabaudia

Tiziano Ferro është martuar. Këngëtari dhe artisti italian, 39 vjeç dhe Victor Allen, 54 vjeç nga Los Angeles, kanë thënë ‘Po’ të shtunën në 13 korrik, në një vilë në Sabaudia, në prezencë të miqve të tyre më të ngushtë, në një ceremoni super të blinduar.

“Jeta dhe kthesat e saj të paparashikueshme dhe të mrekullueshme. Mezi pres t’ju tregoj këtë histori gëzimi dhe kremtimi të dashurisë’, shkroi ai në rrjetet sociale.

Lajmi që raportohet nga Vanity Fair dhe Dagospia nuk është i papritur. Prej ditësh Tiziano Ferro kishte dhënë indicie në rrjetet sociale me mesazhe misterioze të tipit: ’Cila është gjëja që mezi pres të bëj këtë jave? Unë kam dy sekrete’. Njëra prej tyre padyshim që ishte martesa e tij.

Artisti dhe Victor janë bashkë prej tre vjetësh, sipas asaj që raporton Vanity Fair dhe ishin martuar në Los Angeles në 25 qershor. Të shtunën e 13 korrikut ceremonia civile në Sabaudia, Itali.

Gjithmonë shumë xheloz për jetën e tij private Ferro ka thënë për Vanity Fair: ‘Për Victor bëj një përjashtim. Sepse me martesën ai bëhet pjesë e familjes time dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të mbahet e fshehtë’. Në dasmën e tyre ishin prezent edhe prindërit e këngëtarit.

Nuk ka pasur dhurata, por vetëm donacione për një qendër për qen të braktisur dhe për repartin onkologjik të spitalit të Latinas. Në unazat e tyre dy data të ndryshme, ajo e dasmës në Los Angeles dhe ajo e ceremonisë në Itali/BalkanWeb.