Lëmsh

Në Mars zbulohen shenja jete

Në Mars zbulohen shenja jete
 

NASA zbuloi të mërkurën “sasi të jashtëzakonshme të metanit në ajrin e planetit Mars” në atë që potencialisht mund të ishte një shenjë jete në Planetin e Kuq”, njoftoi New York Times të shtunën.

Nivelet e larta të metanit potencialisht mund të gjenerohen nën tokë nga mikrobet të quajtura metanogjene, që mbijetojnë pa oksigjen dhe prodhojnë gazin si një nënprodukt metabolik. Shkencëtari i projektit Ashwin R. Vasavada i tha ekipit shkencor në një e-mail se “Duke pasur parasysh këtë rezultat të habitshëm, ne kemi riorganizuar fundjavën për të drejtuar një eksperiment pasues”, shkroi Times.