Kuriozitet

Japonezet me peticion i kërkojnë Qeverisë që të mos obligohen të mbathin taka në zyrë

Një grup grash japoneze i paraqitën qeverisë një peticion përmes të cilit protestojnë ndaj asaj që e konsiderojnë “një kërkesë de facto” që femrat të veshin në zyrë këpucë me taka të larta.

Fushata “KuToo”, një lojë fjalësh e cila vjen nga kutsu, apo këpucë në japonisht, por që nëse bëhet me “u” të zgjatur krijon fjalën “dhimbje”, e pati zanafillën tek aktorja dhe shkrimtarja “freelance” Yumi Ishikawa, ndërsa gjeti shumë shpejt mbështetje të madhe “online”.

Përkrahëset e saj thonë se takat e larta konsiderohen një detyrim në shumicën e kompanive vendase. Ky rast, për disa ekspertë, nxjerr në pah paragjykimet dhe trajtimin diskriminues ndaj femrave në Japoni. Vitin e kaluar, një zyrtar i partisë në pushtet tha se gratë duhet të kenë patjetër shumë fëmijë, përcjell TCh. Ato që preferojnë beqarinë, këmbëngulte Kanji Kato, më vonë gjatë jetës kthehen në barrë për shtetin.

Një peticion i ngjashëm është firmosur vitin e kaluar në Britani nga më shumë se 15.000 vetë, një nismë kjo në mbështetje të recepsionistes Nicola Thorp, të cilën e pushuan sepse shkoi në punë me këpucë të sheshta dhe refuzoi të mbante taka.