Lëmsh

Europol: Në aksionin ndërkombëtar shpëtohen 4,400 zvarranikë

 

Një operacion ndërkombëtar, që synon luftimin e trafikut të paligjshëm të zvarranikëve, të koordinuar nga Europol dhe Interpol, ka rezultuar me qindra konfiskime, si dhe 12 arrestime brenda Bashkimit Evropian.

Nga Shërbimi Policor Evropian, Europol tha se kafshët e gjalla ishin konfiskuar nga data 12 prill deri më 22 maj, dhe 12 persona u arrestuan, gjashtë në Itali dhe gjashtë në Spanjë.