Kuriozitet

Në shtrat me një luan

Shumica e njerëzve nuk e kanë problem të lejojnë macen e përkëdhelur apo qenin të flenë në krevatin e tyre.

Por ky 33-vjeçar ka lejuar një luan.

Zulkaif Chaudhary nga Multan, Pakistan, e bleu luanin gjashtë muaj më parë dhe i ka dhënë hapësirë të lirë mbretit të xhunglës në shtëpinë e tij.

Luani i quajtur Babbar, peshon 76 kilogramë dhe ha 7.7 kg mish të papërpunuar çdo ditë.

Pavarësisht se ka edhe një djalë 2-vjeçar, Chaudhary thotë se kurrë nuk do e lidhë me zinxhir luanin dhe e trajton si një qen.

{gallery}

“Ai është si fëmija im. Ishte dy muajsh kur e mora dhe ka jetuar me mua për gjashtë muaj”, shtoi ai. “I dua shumë luanët. Asnjëherë nuk e diskutova me familjen time. Vetëm e mora atë dhe pastaj u thashë. Por të gjithë ishin të lumtur me vendimin tim. Nuk jam i shqetësuar se do na sulmojë. Edhe djali vjen luan me të”, shtoi ai.

Chaudhary pretendon se ka leje nga autoritetet për të mbajtur luanin në shtëpi, ndërsa shton se i ka lënë një hapësirë tërësisht të tijën në shtëpi.

“I kam bërë një zonë të veçantë. Ka shtratin e tij për të pushuar dhe një kondicioner në dhomë”, shtoi 33-vjeçari./oranews