Kuriozitet

Instruktorja e jogës zbulon se si mbijetoi pasi humbi për 16 ditë në një pyll në Hawaii

Një instruktore e jogas është gjetur në pyll pasi humbi për 16 ditë.

Pas ngritjes së një misioni kërkimi, gruaja u gjet në pyllin 2093 hektarë.

Amanda Eller kishte dalë për shëtitje por u zhduk në Makawao Forest Reserve në Hawaii më 8 maj.

35-vjeçarja në një video të postuar në rrjetet sociale nga krevati i spitalit “Maui Memorial Medical Center” tha se “zgjodhi jetën”.

“Kisha momente kur ndjeja frikë dhe dëshiroja të hiqja dorë. Duhet të zgjidhja mes jetës dhe vdekjes. Dhe unë zgjodha jetën”, tha Eller.

{gallery}

Eller, po ashtu, ka thënë për New York Times se ishte plagosur kur u rrëzua në një shkëmb dhe më vonë humbi këpucët e saj gjatë një përmbytjeje.

Arsyeja e mbijetesës së saj ishte qasja tek uji.

Eller gjeti një ujëvarë në pyll dhe përdori ujin për të pirë, si dhe për të pastruar plagët e saj.

Përgjatë shtratit të ujit kishte gjithashtu fruta të freskëta.

Ajo u vu re në pyll nga një helikopter gjatë kërkimeve të premten./oranews