Kuriozitet

Mbretëresha thyen protokollin, do marrë pjesë në funeralin e ndihmëses

​Mbretëresha Elizabeth e ka përjetuar keq vdekjen e një prej ndihmëseve më besnike që i ka shërbyer për një kohë të gjatë.

Annette Wilkin, e cila filloi punë në mbretëri në vitin 1974 humbi jetën nga një sëmundje në moshën 72 vjeçare.

Mediet britanike raportojnë se Mbretëresha do marrë pjesë në funeralin e saj, një nderim i rrallë. Si rregull, Mbretëresha Elizabeth nuk duhet të shkojë në raste të tilla.

Por Annette shërbeu për 40 vite në pallatin Windsor dhe ishte bërë një prej personave më të rëndësishëm në stafin që kujdesej për familjen mbretërore.

"Mbretëresha dhe të gjithë anëtarët e adhuronin dhe ishte si pjesë e familjes. Ajo nuk u martua kurrë, por ishte e përkushtuar ndaj punës dhe ia dedikoi jetën familjes mbretërore", tha një burim pranë familjes./Ksp/