Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Princesha e Norvegjisë nuk dëshiron të jetojë sipas normave të jetës

Pak ditë më parë, princesha norvegjeze Martha Louise njoftoi se i dashuri i ri i saj është Derek Verrett.

Pas këtij lajmi, Verret i famshëm arriti në Norvegji për të shkuar së bashku në një turne në pesë qytete. Për këtë turne ata vendosën të shesin bileta në internet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo që është e panjohur deri më tani është ku ata u takuan dhe kur, por fotot e tyre të përbashkëta datojnë nga nëntori i vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.

Në vitin 2016, Princesha u divorcua pas 14 vjet martese nga bashkëshorti i saj, Arij Behn, dhe pas divorcit ata vendosën të kujdesen për tre fëmijët e saj së bashku. Që atëherë princesha nuk ka pasur lidhje të rëndësishme. Pas botimit të romanit së saj në rrjetet sociale, Martha ka pasur polemika të ashpra me kritikët e zgjedhjes së saj dhe deklaroi se ajo as që mendonte se ndonjëherë do të jetojë për të përmbushur standardet shoqërore.

Verret (44) është i lindur në Sacramento dhe thotë se ka aftësi shamani, të cilat i ka zhvilluar qe nga mosha 11-vjeçare. Babai i tij është katolik, derisa nëna e tij ka origjinë indiane. Ata gjithë kohën e kanë mësuar për spiritualitetin, ndërsa e ëma kishte parashikuar se ai do të martohej me një grua të divorcuar, e cila do të jetë princeshë.

Ai nga profesioni i tij ka bërë një biznes të mirë dhe vazhdimisht përcillet nga persona të njohur si Gwyneth Paltrow dhe Nine Dobrev,të cilat rregullisht paraqiten në emisionet e shumta të Hollywoodit, ndërsa në faqen e tij të internetit shet këngë për meditim me një çmim prej rreth dhjetë dollarësh.