Mbërrin në akuariumin e Arizonës “aligatori dinozaur”, që peshon 800 kg

Mbërrin në akuariumin e Arizonës “aligatori dinozaur”, që peshon 800 kg

16 May 2019 12:00

Aligatori që peshon 800 kg, i quajtur “ Mike i fuqishëm” ose “Mighty Mike”, mbërrin në akuariumin e Arizonës. Është 4.2 metra i gjatë dhe mendohet të jetë aligatori më i madh në Florida.

Mbërriti në Akuariumin OdySea në Arizonë, ditën e hënë dhe do të debutojë për vizitorët ditën e premte sipas një postimi të dhënë nga faqja zyrtare e akuariumit në Instagram, transmeton tch.

“Mike i fuqishëm” është kapur në vitin 2000 dhe do të kalojë një vit në këtë akuarium si “ambasador” i aligatorëve, duke mësuar vizitorët rreth habitateve të zvarranikëve.

Është transportuar në një kuti prej druri, të vendosur në pjesën e pasme të një fugoni, me bashkëshoqëruesin e tij Bruce Shwedick.

Ky aligator gjigant është gjendur në fushën e Arkansës pas një shiu të rrëmbyeshëm që nxori lumenjtë nga shtrati.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme