Aksidenti më i pazakontë, makina përfundon në pozicion vertikal

Aksidenti më i pazakontë, makina përfundon në pozicion vertikal

15 May 2019 09:58

Padyshim që ky është aksidenti më i pazakontë që mund të keni parë ndonjëherë dhe kjo për shkak të pozicionit që ka përfunduar makina.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme makina ka përfunduar e përplasur në pozicion vertikal me një shtyllë elektrike.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Brick Township, New Jersey. Një numër i madh zjarrfikësish ndërhynë për të ulur automjetin në mënyrë të sigurt.

Për fat të mirë shoferi përfundoi vetëm me disa lëndime të lehta.

Ai arriti të dilte nga makina duke rënë në tokë. Më pas u dërgua në spital ku mori ndihmën mjekësore. Ndërsa policia po heton mënyrën sesi ndodhi aksidenti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme