Lëmsh

Britanikët, buka dhe bllokada e Berlinit

Britanikët, buka dhe bllokada e Berlinit
 

Më 12 Maj 1949 mori fund bllokada e Berlinit. Britania e Madhe luajti një rol kyç në thyerjen e saj. Britanikët kuptuan, se rruga për të fituar zemrat dhe mendjet për demokracinë kalonte përmes stomakut.

Kur princi britanik, Charles takoi kancelaren Merkel javën e kaluar, ai theksoi angazhimin e përbashkët të dy vendeve dhe miqësinë që “do dhe duhet të zgjasë” që nga koha, kur vendet e tyre “u lidhën kaq ngushtë me njëri-tjetrin”. Megjithëse marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe ishte e vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, angazhimi britanik u provua kur Britania e Madhe ndihmoi në thyerjen e bllokadës sovjetike të Berlinit, e krijuar 70 vite më parë për t’i thyer përmes urisë aleatët.