Stuhi gjigante rëre kanë pushtuar Australinë, duke e ngjyrosur qiellin me ngjyrë portokalli dhe duke rritur shqetësimet për cilësinë e ajrit. Skuadrat e emergjencave kanë raportuar për mijëra njerëz me probleme me frymëmarrjen dhe me astmën.
Një re gjigande pluhuri e rëre gëlltiti qytetin Mildura në veriperëndim të Viktorias duke e zhytur atë tërësisht në errësirë për rreth gjysmë ore.
Në shumë rajone të New South Wales, qartësia e shikimit ka qënë një problem.
{gallery}
Sipas Qendrës meteorologjike të Australisë, shpejtësia e erës arriti në 87 km në orë. Banoret e kontesë ishin lajmëruar orë më parë për mbërritjen e stuhisë dhe kishin marrë masa për tu evakuuar prej shtëpive.
Mjaft ironike ishte se stuhia ndodhi në Ditën Botërore të Astmës.
Sipas mediave lokale kjo ishte stuhia me e madhe në 40 vitet e fundit/ dita.