Kandili i detit australian është një ndër gjallesat më helmuese në botë. Mund të ketë 60 tentakula, 3 metra të gjata, të mbuluara në miliona grepa mikroskopike vdekjeprurëse.
Shkencëtarë në Universitetin e Sydney-it kanë zbuluar një kundërhelm pas një studimi ta kryer për të zbuluar se si helmi qarkullon në trupin e njeriut, transmeton tch.
Djegiet që shkaktohen janë tepër të dhimbshme dhe helmi ka çuar viktima në arrest kardiak pak minuta pas sulmit nga gjallesa vdekjeprurëse.
Tashmë, kundërhelmi mund të bllokojë simptomat e djegies nga tentakulat e kandilit të detit, nëse kapen në kohë, brenda 15 minutave pas sulmit.
Artikuj të ngjashëm
-
Njihuni me gjallesën më të rrezikshme të ujit
-
Si trajtohet pickimi nga kandili i detit dhe kur mund të jetë e rrezikshme?
-
Adoleshenti vdiq pasi u mbështoll dhe u thumbua nga kandili i detit
-
Katër kafshët më helmuese në botë
-
Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës