Kuriozitet

Kapet balena me jelek antiplumb në Norvegji, dyshohet se është “arma” më e sofistikuar ruse

Ekspertë të Marinës në Norvegji besojnë se kanë penguar një balenë të bardhë, e cila është stërvitur nga zyrtarë të Marinës ruse si pjesë e një programi për të shfrytëzuar gjitarët nënujorë si forca operacionale speciale.

Peshkatarë që zhvillonin aktivitet në ujërat pranë fshatit të vogël norvegjez, Inga, raportuan javën e kaluar se një balenë e bardhë “beluga”, e veshur me një mbrojtëse të veçantë, kishte nisur të ngacmonte varkat e tyre të peshkimit, transmeton tch.

“Ishim duke hedhur rrjetat, kur pamë një balenë që notonte mes varkave”, tha një peshkatar për rrjetin norvegjez “NRK”. “Po vinte drejt nesh dhe, sa më shuëma frohej, vumë re se kishte një lloj mbrojtëseje të veçantë”.

Sjellja e çuditshme e balenës, e cila vërtitej rreth varkave dhe përpiqej të tërhiqte shiritat dhe litarët prej tyre, sikurse edhe fakti që mbante një “parzmore” që dyshohej se ishte përshtatur për kamera apo armë, ngriti dyshime mes ekspertëve të Marinës norvegjeze se gjitarit mund t’i ishin dhënë “leksione ushtarake” nga Rusia fqinje.

Në brendësi të “parzmores”, e cila i është hequr tashmë balenës, shkruheshin fjalët “pajisje e Shën Pjetërburgut”. Peshkatarët theksuan se balena dukej tejet e “butë”, aq sa dukej sikur ishte mësuar me njerëzit.

“Nëse kjo balenë vjen nga Rusia, e ka shumë arsye për ta besuar këtë, atëherë nuk janë shkencëtarët rusë, por zyrtarë të Marinës ata që e kanë bërë këtë gjë”, tha Martin Biuw nga Instituti i Kërkimeve të Marinës në Norvegji.

{gallery}