Ekzistenca e një mbretëreshe egjiptiane dhe të një pushteti të pazakontë krejtësisht femëror në pritje që faraoni foshnje Tutankhamon të bëhej adut, mbështetet nga një studiuese e Universitetit të Kebekut në Montreal.
Një përmbledhje e këtij kërkimi që solli këtë surprizë të mrekullueshme u publikua në faqen e universitetit kanadez ku theksohet se “dy gra, dhe jo një, mbretëruan në Egjipt në shekullit XIV para e.s.”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër rreth 50 vite, thuhet në faqen e universitetit, egjiptologët e dinin që një mbretëreshë kishte sunduar mes vdekjes së faraonit Akhenaton dhe ardhjes në fron të djalit të saj, ikona e egjiptologjisë, Tutankhamon, por ishin të ndarë mbi identitetin e kësaj sovraneje misterioze.
Duke u mbështetur në kërkime epigrafie dhe ikonografike, një historiane e artit e specializuar me semiotikën vizuale, Valerie Angenot, thekson se “Akhenaton, përveç se u martua me vajzën e tij Meritaton për ta përgatitur për trashëgiminë, më pas kishte lidhur me pushtetin edhe një tjetër prej vajzave të tij, Neferneferuaton Tasherit”.
“Për pasojë, dy gratë kanë mbretëruar së bashku, pas vdekjes së babait, për tre ose katër vite me emrin Neferneferuaton Ankhkheperure”, shpjegon faqja e universitetit duke shpjeguar gjenezën e një emri që ka përhapur shumë ngatërresa mes egjiptologëve./atsh