Lëmsh

Zogu më i rrezikshëm në botë që vrau pronarin, del në shitje

Zogu më i rrezikshëm në botë që vrau pronarin, del në shitje

Një zog gjigand, i llojit “Cassowary” që vrau pronarin këtë muaj në Florida ka dalë në shitje dhe do të jetë në ankand këtë fundjavë.

“Marvin Hojas, që ushqente zogjtë e mëdhenj, u vra më 19 prill, kur një prej zogjve të tij e sulmoi pasi u rrëzua në oborrin e shtëpisë në Gainesville”, njoftoi policia në Alachua.