Rast i rrallë në Gjermani, lindin binjaket me 97 ditë diferencë

Rast i rrallë në Gjermani, lindin binjaket me 97 ditë diferencë

16 April 2019 16:50

Ato kanë lindur në dy vite të ndryshme dhe 97 ditë larg. Por janë binjake.

Kjo është historia e Liana dhe Leonie. Ky është një rast shumë i rrallë që ndodhi në spitalin Holweide në Këln, Gjermani.

“Një lindje e dyfishtë në dy faza është shumë e rrallë në mbarë botën”, tha një zëdhënëse e klinikës.


Lexoni: 

Gruaja me dy mitra lind binjakët vetëm 1 muaj pas lindjes së djalit të parë


Më 17 nëntor 2018, pas 26 javësh dhe pesë ditëve të shtatzënisë, lindi Liana. Leonie, nga ana tjetër, lindi më 22 shkurt 2019 (katër ditë pas përfundimit të kohës së lindjes). Vajzat janë mirë tani.

“Nuk është hera e parë në klinikën tonë pediatrike që binjakët kanë lindur në ditë të ndryshme në Holweide, por nuk kishte pasur kurrë një interval prej 97 ditësh”, tha Dr. Uwe Schellenberger, një nga mjekët e klinikës, për shtypin lokal.

Disa vjet më parë, në Bukuresht, ndodhi një rast i ngjashëm: një binjak u lind në nëntor 2014, tjetri në janar 2015. Por diferenca midis të dyve, në atë rast, ishte 77 ditë./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme