Lëmsh

Zgjohet me dhimbje barku dhe pas 45 minutave lind, nuk e dinte se ishte shtatzënë

 

Ajo u zgjua me dhimbje barku dhe 45 minuta më vonë lindi në parkingun e spitalit në Glasgow, Skoci. Është histori e pabesueshme që ka si protagoniste një vajze 19-vjeçare, Emmalouise Leggate, e cila u bë nënë pa e ditur se ishte shtatzënë.

Një surprizë shokuese që iu bë kësaj adoleshenteje kur u zgjua, plotësisht e pavetëdijshme për atë që po ndodhte. Ajo që kuptoi shtatzëninë e vajzës ishte gjyshja, e cila nxitoi për ta çuar në spital. 19-vjeçarja e tregoi vetë historinë e saj sot. Foshnja ka lindur e shëndetshme dhe tani është tetë muajshe.