Parlamenti Europian ka vendosur me vota për heqjen e ndryshimit të orës, përkatësisht llogaritjen e kohës verore e dimërore, transmeton Koha.net.
Sipas vendimit të marrë, më 2021 ndërpritet lëvizja e treguesve të orës, që ndodhte me dekada dy herë në vit, të dielën e fundit të muajve mars e tetor.
Vendet të cilat planifikojnë që të mbesin përgjithmonë në llogaritjen verore të kohës duhet të lëvizin treguesit e orës për herë të fundit në mars të vitit 2021, ndërsa ata që zgjedhin llogaritjen dimërore të kohës do të kurdisin treguesit e orës për herë të fundit në tetor të vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm
-
BE nuk është në gjendje t’i japë fund ndërrimit të orës, edhe pse ky propozim daton nga viti 2018
-
Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
-
Në Europë më 2021 do të hiqet ndryshimi i orës
-
BE-ja shtyn vendimin e heqjes së lëvizjes sezonale të orës deri më 2021
-
Kur do t’iu jepet fund ndryshimit të akrepave të orës