Fillon shfaqja më e madhe e qenve në botë

Fillon shfaqja më e madhe e qenve në botë

11 March 2019 19:40

Ka filluar në Britani shfaqja më e madhe e qenve në botë dhe do të zgjasë katër ditë në Birmingham.

Qenë të të gjitha formave dhe madhësive do të garojnë për vendin e parë në disa kategori.

Rreth 27,000 qentë do të marrin pjesë në edicionin e 128-të të ngjarjes në NEC Arena të Birminghamit, sipas organizatorëve.

Gara përmban tre raca të reja që konkurrojnë për herë të parë: Black and Tan Coonhound, Toy Ruse dhe Bari White Swiss, transmeton KTV.

“Mijëra qentë përball shumë njerëzve të famshëm që janë këtu, është atmosferë e këndshme”, tha Lynne Bowley.

Jorgie Porter dhe Chris Hughes ishin në mesin e të pranishmëve.

220 racave të ndryshme do të garojnë për të fituar në ngjarjen ndërkombëtare “Best in Show”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme