Lëmsh

Kane Tanaka shpallet personi më i vjetër në botë

Kane Tanaka shpallet personi më i vjetër në botë
 

Një grua me origjinë japoneze është shpallur zyrtarisht personi më i vjetër në botë. 116-vjeçares, Kane Tanaka, iu akordua të shtunën rekordi Guinness në një ceremoni mes familjarësh dhe zyrtarësh vendorë që u mbajt në shtëpinë e saj për të moshuar.

E lindur më 2 janar të vitit 1903, ajo është pjesëtare e një familjeje me shtatë motra dhe vëllezër të tjerë. Nga martesa me bashkëshortin në vitin 1922, Tanaka ka sjellë në jetë katër fëmijë ndërsa puna e saj kryesore në një biznes familjar ka qenë pastrimi i orizit dhe gatimi i ëmbëlsirave tradicionale.