Lëmsh

Voziti fëmijën 4 vjeç mbi veturë, thotë nuk e kishte parë

 

Australiania Erica Shadford pohon se nuk e kishte ditur se mbi kulmin e veturës po e voziste djalin gjysmëlakuriq katër vjeç. Ajo kështu kishte ecur me veturë rreth 18 minuta, me një shpejtësi rreth 50 kilometra në orë, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrësit e tjerë në trafik ishin përpjekur t'i sinjalizonin se mbi kulmin e veturës ishte një fëmijë gjysmë lakuriq. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të frikshme thonë se e kishin parë katërvjeçarin që për pak nuk e kishte pësuar kur kishte rënë nga automobili derisa ishte në lëvizje, transmeton Koha.net.