Të punosh deri ditën e fundit të jetës. Mesa duket ky është “trendi” i ri për shumë figura të rëndësishme, të cilët nuk e njohin fjalën “pension”.
Karl Lagerfeld është rasti më i fundit. Coco Chanel ka punuar deri në vdekje, kështu që as ai nuk hoqi kurrë dorë nga puna e tij.
I pyetur nga “New York Times” në vitin 2015 nëse do të dilte ndonjëherë në pension, Karl u shpreh:
“Jo. Unë do të vdisja në vend. Chanel vdiq teksa po punonte për koleksionin, kur ajo ishte gati 90 vjeçe. Kam ende kohë”.
Por, fatkeqësisht Karl Lagerfeld ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare, njësoj si Coco Chanel duke punuar për koleksionin e tij.
Çfarë mënyre për të ikur nga kjo botë. Të jesh në kulmin e punës tënde kreative, afër përfundimit të saj dhe më pas thjesht të largohesh pa asnjë fjalim, asnjë shënim për kolegët apo familjarët.
Persona të tillë si Karl, që sfidojnë moshën duke refuzuar të dalin në pension, ndonjëherë i frikësojnë njerëzit e thjesht. Ndonëse në botën e të famshmëve, ka shumë të tillë.
Kush ka nevojë për fjalëkryqe dhe Sudoku, kur ende mund të punojë me koleksione dhe skica dizajni?!
Mbretëresha, ka deklaruar që ajo do të shërbejë deri në fund, pasi e sheh atë si detyrën e saj, por ajo është, në fund të fundit, Mbretëresha, kështu që ajo mund të vendosë kurorën e saj në një dollap dhe të pushonte nëse donte.
Kush do t’i thoshte asaj jo? Në moshën 92 vjeçare, ajo mezi po heq dorë nga aktivitetet, teksa vitin e kaluar ajo ndërmori 283 angazhime, më shumë se Princi William dhe Princi Harry .
Ndërkohë që aktorja Judi Dench, e cila është 84 vjeç, e quan daljen në pension si fjala më e çuditshme në fjalor dhe po punon më shumë se kurrë. Aktualisht, Judi është duke marrë pjesë në shfaqjen “All is True” me Kenneth Branagh si dhe në xhirimet e tre filmave.
Edhe kolegu i saj në “All is True”, Ian McKellen, 79-vjeç, është po aq kundërshtues i idesë për tu tërhequr.
Pasi sapo përfundoi një sezon në teatër të “King Lear”, ai më pas u shfaq në filmin “The Good Liar” me Helen Mirren, 73 vjeç, e cili gjithashtu ka thënë se nuk do të ndalet.
“Unë kurrë nuk do të dal në pension. Edhe sikur të bëja, nuk do ta deklaroja kurrë. Thjesht mund të zhdukem në heshtje”.
Edhe muzika është e mbudhur me rock-erë si: Cher, 72 vjeç; Ozzy Osbourne, 70 vjeç’ Paul McCartney, 76 vjeç dhe Mick Jagger, 75 vjeç, të cilët nuk dinë të ndalen.
Askush nuk krahasohet me modelen 97-vjeçare Iris Apfel, e cili sapo ka nënshkruar një kontratë me IMG – agjencinë e modelingut që përfaqëson Kate Moss si edhe Bella dhe Gigi Hadid.
“Më pëlqen të punoj dhe e dua punën time. Unë e bëj tani, pa përjashtuar asgjë tjetër. Takoj njerëz interesantë, krijues dhe unë me të vërtetë po kaloj një kohë të mirë. Kush do e mendonte se unë do të isha një vajzë 97 vjeçare në kopertina?”, shprehet ajo.
Të paktën asnjëri prej tyre nuk duhet të shqetësohet se çfarë do të bëjnë kur karriera e tyre do të përfundojë, sepse mesa duket do të përfundojë bashkë më ata.
Karl Lagerfeld dikur i kishte thënë redaktores të Vogue, Suze Menkes, edhe ajo vetë 75 vjeç: “Më pëlqen qëndrimi i kafshëve në pyll, ju e dini, ata thjesht zhduken”/Gazeta Shqiptare, sipas “The Daily Telegraph”.
{gallery}