Lëmsh

Rusia zbulon në Siberi minierë gjigante të arit

Rusia zbulon në Siberi minierë gjigante të arit
 

Në juglindje të Siberisë gjenden sasi të mëdha ari dhe sipas prodhuesit më të madh rus, “Polyus PJSC”, nxjerrja e tij mund t’i japë bankës qendrore ruse një mburojë të madhe dhe pothuajse sanksionuese për monedhën e saj.

“Testet e porositura nga kompania vitin e kaluar dhe të ndërmarra nga ‘AMC Consultants’, me bazë në Australi, së bashku me një studim të bërë në vitin 2018, përcaktoi se në Sukhoi Log ka 63 milionë oz ar”, tha ‘Polyus’. Ndërsa analistët e minierave të pavarur nuk e kanë konfirmuar këtë vlerësim, por shumica prej tyre thonë se Sahih Logit është një nga zonat me depozita më të mëdha të arit në botë.