Kuriozitet

“Djali gomë”, 10-vjeçari që theu rekordin Guinness me veprimet ekstreme të yogas

Një 10-vjeçar i cilësuar si “djali gomë”, ka arritur të vendosë rekordin botëror Guinness me veprimet e tij ekstreme të yogas.

Ujjawal Vishwakarma, i cili filloi të bëjë yoga kur ishte vetëm gjashtë vjeç, është kaq fleksibil sa mund ta përkulë trupin e tij prapa dhe të ngrihet përsëri, duke e bërë veprimin shumë herë pa ndërprerje.

Një video e tij është bërë virale në internet, duke e bërë të njohur djalin jashtë qytetit Sardhana, në shtetin e Indisë Perëndimore të Uttar Pradeshit./oranews