Lëmsh

Në Egjipt gjenden 50 mumie

Në Egjipt gjenden 50 mumie
 

Arkeologët në Egjipt kanë gjetur 50 mumie që datojnë nga epoka e Ptolemeut (305-30 p.e.s), ka bërë të ditur Ministria e Antikitetit, raporton BBC.

Mumiet, nga të cilat 12 ishin fëmijë, u gjetën në katër varreza me thellësi rreth 9 metra në zonën Tuna Al-Gebel në Minya, në jug të Kajros, transmeton Koha.net.