Guri që njihet si më i vjetri në planetin e Tokës është gjetur në mesin e materialeve që astronautët e Apollo 14 sollën nga Hëna gati 50 vjet më parë.
Guri i kuarcit dhe i kristalizuar ishte në brendësi të Tokës 4 miliardë vjet më parë dhe ishte dërguar në Hënë si pasojë e përplasjes së një asteroidi.
“Është gjetje e jashtëzakonshme që do të ndihmojë për ta pikturuar edhe më mirë Tokën e hershme dhe bombardimin që i dha formë planetit tonë”, ka thënë David Kring, shkencëtar në “Lunar and Planetary Institute” në Houston të Texasit, transmeton Koha.net.
Në kohën e përplasjes së asteroidit me Tokën, Hëna ishte tre herë më afër Tokës sesa tani. Pasi guri arriti në sipërfaqen e Hënës, një tjetër goditje që ndodhi 3.9 miliardë vjet më parë, pjesërisht e shkriu gurin, besojnë shkencëtarët.
Përplasja përfundimtare që ndikoi te guri ndodhi 26 milionë vjet më parë kur asteroidi krijoi kraterin Cone në Hënë. Ky krater është i gjerë 340 metra dhe i thellë 75 metra.
Ekipi i Apollo 14 qëndroi më shumë se 33 orë në sipërfaqen e Hënës në shkurtin e vitit 1971 dhe solli në shtëpi 43 kilogramë gurë të hënës.