Lëmsh

Ngrin liqeni i Badovcit, qytetarët ecin mbi të

 

Temperaturat e ulëta që po mbretërojnë ditëve të fundit në Kosovë kanë bërë që të ngrijë liqeni i Badovcit, nga i cili furnizohet me ujë një pjesë e rajonit të Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Kallxo.com fotografi në të cilat shihet liqeni tërësisht i ngrirë.