Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Viti 2019 tashmë ka ardhur në disa pjesë të botës

Foto: Getty Images

Viti i ri trokiti së pari në Samoa dhe Kiribati.

Prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas, me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet dhe kjo që në kohen kur zgjodhi që ta kapërcente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menjëherë pas tij, fishekzjarrët shpërthyen në një spektakël magjik në Auckland të Zelandës së Re. Por më madhështori nga të gjithë si spektakli piroteknik, mbetet ai i Sidneit, në Australi.

Qielli i pastër lejoi vjet shijimin maksimalisht të ujëvarës së dritave dhe ngjyrave të atij që konsiderohet si spektakli më i avancuar teknologjikisht. Por këtë radhë, qielli i ka tradhtuar kremtuesit; një rrebesh shiu u përplas mbi mijëra njerëzit e grumbulluar në Gjirin e Sidneit, i shoqëruar edhe nga vetëtima e rrufe, duke detyruar anulimin e një spektakli ajror në zonë, shkruan tch.

Në Rusi, disa nuk kanë pritur mbërritjen e vitit të ri, por i kanë nisur kremtimet me zhytje në ujërat e akullta në një plazh të Vladivostokut.

Në Londër, turma të mëdha njerëzish do ta presin ndërrimin e viteve në brigjet e lumit Tamiz; ndër vendet e fundit të globit që presin trokitjen e vitit të ri do të jenë ishujt amerikane Baker dhe Hauland Island, ku 2019-ta mbërrin mesditën e 1 janarit me orën evropiane.