Botimi origjinal i Proustit “Nga ana e Suanit” shitet për çmim rekord

Botimi origjinal i Proustit “Nga ana e Suanit” shitet për çmim rekord

14 dhjetor 2018 20:40

Botimi origjinal i veprës “Nga ana e Suanit” e Marcel Proustit u shit sot për 1,51 milion euro, një rekord botëror për një vepër origjinale në frëngjisht, bëhet e ditur nga kompania e ankandeve “Sotheby”.

Kjo kopje e rrallë, e cilësuar numër 1, ishte vlerësuar fillimisht midis 600.000 dhe 800.000 euro. Vepra vinte nga biblioteka e Pierre Berge e prezantuar për të dalë në ankand tek ”Drouot” në Paris, transmeton kp.

Rekordi i mëparshëm për një vepër origjinale në frëngjisht ishte regjistruar në 2009 për një vepër origjinale “Lulet e së keqes” të Bodeler e shitur në atë periudhë në ankand me vlerën e 775000 euro.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme