Lëmsh

Dalin në ankand gjërat personale të Neil Armstrong, njeriut të parë që shkoi në hënë

 

Të apasionuarit pas hapësirës, të magjepsur pas aventurës në Hënë të astronautit të NASA-s, Neil Armstrong, shpenzuan më shumë se 4 milionë dollarë apo 3.5 milionë euro, vetëm në ditën e parë të një ankandi të rrallë të sendeve personale të Armstrongut.

Më 20 korrik 1969, Armstrong, që udhëhoqi misionin “Apollo 11”, u bë i pari njeri që eci në Hënë. Ankandi është shitja e parë e madhe e të dhënave të tij personale dhe vjen në mesin e një kërkese në rritje nga koleksionistët, për shkak edhe të afrimit të përvjetorit të 50 të shkeljes së njeriut në Hënë, transmeton tch.