Ai quhet Rigert Karaj, është nga Tirana dhe prej 25 vitesh jeton në Berlin, në Gjermani, ku ka emigruar nëpërmjet ambasadave, bashkë me nënën dhe vëllanë e tij.
Aktualisht Rigerti punon si picamen në një restorant mjaft të njohur, në sheshin Alexanderplatz të Berlinit, profesion të cilin e ushtron prej 4 vitesh.
{gallery}
Interesant është fakti se pikërisht 32-vjeçari shqiptar, e ka bërë edhe më të njohur restorantin berlinez, me akrobacitë e tij me brumin e picave, raporton Tch.
Rigerti, në videon më poshtë, tregon artin që bën me brumin, teksa inkurajohet edhe nga duartrokitjet e vazhdueshme të klientëve të restorantit ku punon.
Rigerti tregon gjithashtu se edhe vëllai i tij punon si picamen, madje edhe ai, është një “artist” në përdorimin e brumit.
-
“Okarina” e çon zërin e Kosovës në skenat më prestigjioze të Gjermanisë
-
Videoja që shokoi Shqipërinë, qelia luksoze në burgun e Peqinit
-
“Syrigana” kthen në Berlin Filharmoninë e Kosovës dhe rrëfimin për mbijetesën e dashurisë
-
Nate Bargatze debuton si aktor në komedinë “The Breadwinner”
-
“Çajtorja” e Petrit Halilajt në Berlin, Kosovë që s’digjet nga nacionalizmi serb