LAJMET E MBRËMJES

Themelohet partia që paralajmëron të luftojë për ruajtjen e identitetit kombëtar të serbëve

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Një subjekt i ri i serbëve të Kosovës, ka marrë miratimin e Komisionit Qendror Zgjedhor duke u regjistruar si partia më e re politike në vend. Demokracia Serbe do të udhëhiqet nga Aleksandar Arsenijeviq, një kritik i Listës Serbe. Në programin e saj, mes tjerash, theksohet se do të luftojë për “ruajtjen e trashëgimisë kulturore, respektimin e dallimeve kulturore dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar të komunitetit serb”

Nga zgjedhjet e ardhshme në fletëvotime do të figurojë edhe një alternativë për serbët e Kosovës.

Kjo pasi që aplikimi i subjektit politik Demokracia Serbe u miratua të mërkurën në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor.