LAJMET E MBRËMJES

Dy nxënës pësojnë djegie të rënda pas kontaktit me rrymën në oborr të shkollës

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Njëri prej nxënësve ka marrë plagë të rënda dhe pas operacionit është dërguar në kujdesin intensiv, ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori. Nxënësit ranë në kontakt me rrymën, pasi dyshohet se trafoja në oborr të shkollës ishte e hapur. Përgjegjësit në shkollë dhe as ata në KEDS nuk kanë dhënë sqarime lidhur me rastin, ndërkohë, Prokuroria Themelore ka njoftuar për nisje të hetimeve

Dy nxënës të klasës së nëntë të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, kanë marrë plagë të rënda trupore, si pasojë e djegies së shkaktuar pas kontaktit me energjinë elektrike në trafon që ndodhet në hapësirat e oborrit të këtij institucioni arsimor.

Ani se për shkaqe sigurie trafoja do të duhej të ishte e mbyllur, dryni asaj iu vu tek pas incidentit që ndodhi në mëngjesin e së martës. E të dy 15-vjeçarët, pas kontaktit me rrymën, u dërguan menjëherë në Emergjencë për trajtim mjekësor.