LAJMET E MBRËMJES

Joseph pret pasoja nga zgjedhjet në veri, kritikon Vuçiqin për Marrëveshjen e Ohrit

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Zgjedhjet në veri pa pjesëmarrjen e serbëve mund të prodhojnë pasoja dhe për këto duhet të kenë parasysh liderët institucionalë të Kosovës, ka thënë hulumtuesi i lartë i Universitetit John Hopkins, Edward Joseph. Ai në një intervistë të dielën, ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për deklaratat e tij se nuk do t’i zbatojë disa pika të Planit evropian.

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe hulumtuesi i Universitetit Johns Hopkins, Edward Jospeph, ka thënë se nëse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore dhe nëse do të ketë incidente atë ditë, atëherë të gjitha këto do t’i shërbejnë Beogradit zyrtar për propagandë.

Në një intervistë për Kosovapress, ai po ashtu ka shprehur kritika për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për deklaratat e tij se nuk do të zbatojë në tërësi planin evropian, përfshirë edhe marrëveshjen për Aneksin të arritur në Ohër.