LAJMET E MBRËMJES

Ish-punëtorët e “Rilindjes” kërkojnë 20-përqindëshin nga shitja e ndërmarrjes

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Në protestën e organizuar para pallatit, ku dikur punonin, ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” kanë kërkuar që t’u ndahet 20-përqindëshi i vlerës së shitjes së pronave të paluajtshme të kësaj ndërmarrjeje. Punëtorët thanë se mjetet janë bllokuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila ka kryer procesin e shitjes

Ish-punëtorë të gazetës “Rilindja”, përmes një proteste të organizuar të hënën, kanë kërkuar t’u ndahet 20-përqindëshi i mjeteve nga shitja e pronës së kësaj Ndërmarrje Shoqërore (NSH) nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Protesta është mbajtur para objektit ku dikur përgatitej e shtypej gazeta e vetme ditore në Kosovë, e që tash është objekt i Qeverisë dhe në të janë vendosur disa ministri.