LAJMET E MBRËMJES

Opozita e akuzon se dështoi në veri, Kurti thotë se ia ndërroi qasjen dialogut

 

Përplasje mes kryeministrit, Albin Kurti, dhe deputetëve opozitarë ka prodhuar interpelanca e thirrur nga AAK-ja, por jo edhe një dakordim politik për sjelljen që duhet treguar ndaj serbëve të Kosovës e edhe ndaj Serbisë në dialog.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e arsyetoi mocionin dhe sponsorizoi një projektrezolutë, por shprehu mospajtim me kryeministrin.