LAJMET E MBRËMJES

Përplasje për titujt akademikë dhe plagjiaturën në Komisionin për Arsim

 

Buxheti për arsim për vitin 2023 do të jetë për 9.7% më i lartë se ai i këtij viti, vlera e të cilit do të jetë mbi 82 milionë euro, ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë raportimit para Komisionit për Arsim.

Duke folur për zëvendësimin e orëve të humbura në ditët e vikendit, Nagavci ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve ishte e ulët në javët e para, por trendi ka nisur të ndryshojë.