LAJMET E MBRËMJES

32 serbëve nuk iu ndalën pagat me gjithë zotimin e Ministrisë së Arsimit

 

Për 32 zyrtarët serbë të angazhuar me punë në Ministrinë e Arsimit nuk është bërë ndalesa e pagave, ani se kjo ministri e pati paralajmëruar këtë masë në shkurt, shkaku i mosparaqitjes së tyre në punë që prej vitit 2015.

Në raportimin para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, temë diskutimi në të cilin ishte Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditorit për MASHTI-n, ministrja Arbërie Nagavci bëri të ditur se këtyre zyrtarëve serbë u janë ekzekutuar pagat në mënyrë retroaktive, pasi që i janë rikthyer punës.