LAJMET E MBRËMJES

Kurti e Latifi mbyllin bashkëpunimin me falënderime, s’tregojnë arsyet pse ndanë rrugët

 

Një ditë pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga posti i ministrit të Shëndetësisë, kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të flasë për arsyet se përse ata ndanë rrugët. I pyetur nga gazetarët, kreu i ekzekutivit ka ikur, duke refuzuar të përgjigjet. Gjatë ditës Kurti e Latifi janë takuar, por sërish nuk janë dhënë detaje. Deri në emërimin e një personi tjetër në këtë pozitë, Kurti e ka caktuar ushtruese detyre Dafina Gexha Bunjakun

Dafina Gexha për të dytën herë brenda 13 muajsh është bërë ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë.

Një ditë pas dorëheqjes së Rifat Latifit, kryeministri Albin Kurti e caktoi zëvendësministren Gexha në këtë pozitë, deri në emërimin e një personi tjetër.