LAJMET E MBRËMJES

Kurti i painformuar për “kornizën e re të dialogut” të përmendur nga Vuçiqi

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të jetë i painformuar për kornizën e re të dialogut, ide të cilën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha se treshja evropiane ia ka prezantuar javën e shkuar.

Pas pyetjes që iu shtrua për këtë ide, kryeministri Kurti ka folur për kapitujt që duhet t’i përmbajë marrëveshja finale, e të cilët i ka prezantuar para ndërmjetësit Miroslav Lajçak dhe këshilltarit të kancelarit gjerman dhe atij të presidentit francez.