LAJMET E MBRËMJES

Pas frenimit të rritjes së çmimeve të naftës, kërkohen veprime për produktet bazike

Foto: KOHA
 

Vendosja e çmimeve tavan për derivate ka zbritur çmimin e naftës për 10 për qind e të benzinës për 17 për qind. Njohës të çështjeve ekonomike po e shohin si të domosdoshme ndërhyrjen edhe në çmimet e produkteve bazike. Qeveria ka paraparë që deri më 10 gusht të hartojë projektligj që i mbron qytetarët nga rritja e çmimeve të produkteve bazë

Një muaj që nga hyrja në fuqi e vendimit të Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan për derivate, ai i naftës ka rënë për 26 centë e i benzinës për 40 centë. Edhe pse ka një stabilitet të çmimeve të derivateve, sipas ekonomistëve ka edhe rënie të shitjes dhe tkurrje te bizneset.

Por, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë bërë të ditur se me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët.