Berlin, 18 gusht - Nëpërmjet një deklarate që ngjason me ato naziste, një vepër arti e prezantuar në ekspozitën e artit bashkëkohor “Documenta” është cilësuar e shëmtuar nga anëtari i këshillit të qytetit të Kasselit, Thomas Materner, i cili po ashtu është pjesë e partisë në rritje djathtiste gjermane “AfD”, thuhet në shkrimin e DW, që sot e transmeton “Koha Ditore”. Vepra artistike e realizuar nga artisti nigerian, Olu Oguibe, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është më shumë se 16 metra e lartë dhe në të janë shkruar vargjet e biblës: “Isha i huaj dhe t’i më pranove”. Ato janë shkruar në gjuhën turke, arabe, gjermane dhe angleze.
Oguibe ka thënë se e ka krijuar obeliskun e tij, me të cilën fitoi çmimin “Arnold Bolde Award” të “Documentas”, si mesazh për të krishterët evangjelistë në ShBA, të cilët janë kritikë sa i përket pranimit të refugjatëve. Obelisku, i dedikuar për një numër prej 60 milionë refugjatësh në mbarë botën, shihet në qendër të qytetit Kasses qysh kur ekspozita e artit bashkëkohor “Documenta” u hap në qytetin e vogël gjerman më datën 10 qershor të këtij viti. Është bërë zakon për Kasselin që të mbështesë vepra të artit publik secilën herë që zë vend kjo ngjarje që mbahet çdo pesë vjet. Këtë javë Komiteti Kulturor i qytetit u mblodh për të diskutuar mundësitë e mbështetjes së obeliskut të Oguive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaterner është cituar nga gazeta lokale “Hessische Niedersächsische Allgemeine” (HNA) të ketë thënë se kjo vepër është “ideologjikisht polarizuese dhe art i shëmtuar”.
Sipas gazetës, politikani Gernot Rönz ka thënë se terminologjia e përdorur nga Materner është marrë nga nazistët kur ata përdornin shprehjet “entartete” apo “degenerate”, që nënkuptojnë degjenerim, për artin i cili nuk u është përshtatur ideologjive të tyre raciste. Nën regjimin nazist, shumë vepra të artit janë shkatërruar apo përvetësuar nga pronarët e tyre legjitimë dhe më pastaj ishin shitur nëpër vende të ndryshme.
Sidoqoftë, Materner më pas i kishte thënë portalit të lajmeve “Hessenschau.de” se ai bukfalisht e ka përshkruar veprën me fjalën gjermane “enstellend” që nënkupton e shëmtuar. Megjithatë diferenca në mes të këtyre dy termeve në gjermanisht është shumë e vogël. Organizatorët e ekspozitës “Documenta” kanë refuzuar të komentojnë në lidhje me këtë çështje.
Kryetari i Kasselit, Christian Geselle, ka thënë se nuk ka parë ndonjë arsye ligjore apo teknike përse të mos mbahet obelisku në qytet, por ka shtuar se qytetarët duhet të mbështesin këtë vendim. Komiteti Kulturor i qytetit përbëhet nga 13 anëtarë, dy prej të cilëve përfaqësojnë partinë djathtiste “AfD”. Vendimi se cila vepër arti do të mbetet në Kassel pasi që të përfundojë “Documenta” do të merret mes datave 5 dhe 12 të muajit shtator, pak para përfundimit të kësaj ngjarjeje kulturore. Kjo ekspozitë sivjet, para Kasselit, zuri vend në Athinë, me moton “Të mësojmë nga Athina”. Kjo ishte hera e parë që kjo ngjarje zuri vend atje. Ishte proces që nisi në vitin 2014, kur drejtori artistik Adam Szymczyk hapi dialogun me artistët e institucionet dhe diskutoi idetë e tij në Athinë. Programi në qytetin grek u përmbyll më datën 16 të muajit korrik. Ndërsa në Kassel u hap më datën 10 të muajit qershor, ndërsa do të mbyllet më datën 17 të muajit shtator. Krahas obeliskut në Kassel mund të shihen edhe vepra të tjera të artit. Një prej tyre është edhe ajo që quhet “Forbidden boks”.
E krijuar nga artistja Marta Minujin, ky instilacion në sheshin kryesor të qytetit tërheq vëmendjen ndaj censurës dhe përndjekjen e shkrimtarëve. “Mill of blood” është një tjetër realizim artistik i artistit meksikan Antonio Vega Macotela, i cili drejton gishtin tek shfrytëzimi i punëtorëve. Kjo vepër arti është replikë e mullirit bobolivian, i cili bënte monedha argjendi në kohët e kolonive. Skllevërit nga Andesi është dashur që të rrotullonin rrotën derisa pronarët e mullirit bëheshin të pasur. Në këtë formë shumica e veprave artistike në “Documenta” janë kritike ndaj shoqërisë, megjithatë jo gjithmonë të qarta sikur këto instilacione.