Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vanessa Redgrave me rrëfim të jashtëzakonshëm për refugjatët

Dokumentari i Vanessa Redgrave, një ese personal për krizën e refugjatëve, ka sinqeritet dhe forcë.

Ka edhe vlera të brendshme, të cilat ia vlen të dallohen edhe pse shihen dobësitë në produksion, thekson The Guardian, transmeton sot “Koha Ditore”. “Sea Sorrow” shpesh duket si një përmbledhje e një videofushate me Redgrave që në disa raste shfaqet duke ligjëruar, derisa në dorë mban një poster të dizajnuar nga mbesa e saj dhe një fotografi të një fëmije refugjat të vendosur prapa saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është edhe një sekuencë tjetër, kur një raport i “Sky TV News” përdoret tërësisht i paredaktuar, ku Redgrave shfaqet gjatë një interviste. Ka gabime në gjykim dhe diskriminim, të cilat tregojnë papërvojën e Redgraves si regjisore. Megjithëkëtë, dokumentari i saj ka sukses retorik dhe shfaqet i fuqishëm kur lidh temën me përvojën personale dhe pëlqimin ndaj Shakespeareit dhe teatrit. Ama këto gjëra pak njerëz mund t’i vërejnë.

Titulli në shikim të parë është një imitim i “Fire at Sea”, dokumentarit të jashtëzakonshëm të Gianfranco Rosit për refugjatët: një film kompleks dhe i thellë që shkon përtej çdo gjëje. Faktikisht, është citim nga vepra “The Tempest” e Shakespeareit, kur Prospero ia tregon Mirandës historinë e tyre të “pikëllimit të detit” dhe se si mund të ikin në një ishull, shumë larg nga Milanoja. Redgrave me përpikëri dhe dramaticitet të fuqishëm e shfaq këtë skenë, me Prosperon që luhet nga Ralph Finnes. Edhe ata, në njëfarë mënyre janë refugjatë, Redgrave na përfshin neve; njerëzve si ne, evropianëve të bardhë. Ajo na thërret që të tregojmë simpati për ta. (Edhe kjo pjesë është cituar nga “The Tempest”, ku përmendet Calibani, ishulli me banor indogjenë).

Redgrave gjithashtu ka huazuar vargje të veprës së Sir Tomas More që i atribuohet Shakespearit, duke kërkuar nga shikuesit që ta vendosin veten në vend të refugjatëve: “Ku do të shkosh? Në cilin vend, nga natyra e gabimeve tua/ A do të jepte strehë kjo?” Janë vargje të fuqishme, të cilat vazhdojnë të përsëriten.

Pika kulmore e filmit të Redgrave është shfaqja e gjendjes së tmerrshme të fëmijëve refugjatë në kampet e Calaisit në Francë dhe tentimet e Lord Dubsit nga “House of Lords” që të zgjasë jetën e qeverisë për të shtuar numrin e fëmijëve në të. Pasioni i Dubsit vihet në qendër të vëmendjes pjesërisht prej faktit se edhe ai si fëmijë ishte në Kindertransport. Redgrave flet për përvojat në Luftën e Dytë Botërore, kur Britania pranonte fëmijë në këtë mënyrë dhe kur njerëzit pranonin të evakuarit ose refugjatët, të cilët rrezikonin të vdisnin. Pak vjet më vonë, Evropa mori qindra e mijëra refugjatë pas ngritjes së Hungarisë në vitin 1956. Redgrave argumenton se problemi i refugjatëve në Evropë nuk është gjë e re.

Sa për kampet e Calaisit, Dubs është fort i nervozuar me mënyrën e tmerrshme se si demolohen ato dhe si largohen banorët. Krejt kjo shfaq fuqinë e policisë për nevojat që të qetësojë Frontin Nacional të Le Penit.

Ai shton se fashizmi duhet të luftohet – edhe pse as ai e as Redgrave nuk e përmendin faktin se David Cameroni dhe Barack Obama nuk dëshironin veprime ushtarake kundër Assadit që shumë njerëz besojnë se është “çështje e përballjes kundër fashizmit”.

Dubs është dëshmitar dhe filmi i Redgrave përdor dëshminë dhe ekspertizën e tij thjesht dhe mirë. E njëjta gjë ndodh edhe me komentimin e ofruar nga dramaturgu Martin Sherman, i cili me përpikëri argumenton se kampet e refugjatëve janë të okupuara me njerëz që adrenalina e pastër dhe kuraja i shtyri ata drejt udhëtimit të paimagjinuar. Gjatë këtij udhëtimi ata është dashur të lënë anash ndjenjat njerëzore për të përballuar vdekjen e familjes. Tani kur udhëtimit të tyre i vjen fundi në Calais, ata po përjetojnë traumë të paimagjinueshme. Ai po kërkon mëshirë ndaj tyre për këto arsye.

i përket artit dhe filmbërjes, “Sea Sorrow” nuk i kap majat. Por Redgrave ka shpërfaqur rëndësinë e temës së saj dhe si krijuese filmi ajo ka zgjedhur të trajtojë një temë që shumë regjisorë të njohur tentojnë t’i shmangen.