Tani që filmat janë bërë aq të vegjël – imazhet e tyre literalisht mund t’i shohim në pëllëmbë të dorës, pavarësisht a përkasin aty apo jo – është e vështirë të imagjinohet se do të ketë një tjetër filmbërës aq të madh e të guximshëm, të gatshëm për rreziqe tematike dhe vizuale, siç ka qenë Bernardo Bertolucci.
Bertoluci, i cili vdiq në Romë në fillim të kësaj jave, në moshën 77-vjeçare, ka qenë një prej filmbërësve më të mëdhenj të kohës së tij, një artist karriera e të cilit ishte një përfshirje e madhe, ekstravagante – dhe një që ka bartur me vete kontradiktat e saj. Por kontradikta, nga natyra e vet, është energjike, e pazgjidhur, një labirint për të cilin nuk ka përgjigje të lehtë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkarkimi nuk është zgjidhje për kontradiktën – është më shumë përgjigje. Dhe Bertolucci, çfarëdo gabimesh që mund të ketë bërë gjatë rrugës, nuk e meriton shkarkimin. Ai krijoi art jetëgjatë për ndonjë prej atyre gjërave pa bërë një zgjedhje – madje zgjedhje që në retrospektivë dalin të jenë të devijuara apo mizore? Arti tashmë ka shumë detyra. Ne mund t'i mbajmë njerëzit që e bëjnë atë të përgjegjshëm, edhe pse e pranojmë se nuk janë të pagabueshëm.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)