Kulturë

“The Europeans” për fillet e modernizmit në Evropë

Paramendojeni një shoqëri në të cilën brenda një brezi të vetëm novacionet shembin largësitë më të mëdha gjeografike, duke mundësuar që individët dhe të dhënat ta kalojnë globin lehtë dhe shpejt. Një shoqëri ku platformat e reja transformojnë katërcipërisht krijimin dhe konsumin e lajmeve, muzikës, librave dhe artit. Shoqëri në të cilën fama që fitohet me ndihmën e mediave krijon elita të reja.

Aty ku audiencat mbarëbotërore mblidhen në një kulturë të “shkëmbimit”, teksa diversiteti dhe lidhjet i bashkohen barazisë dhe lirisë si shtylla të liberalizmit perëndimor. Ku, në të njëjtën kohë, legjislacioni e ka të vështirë ta mbajë hapin me ndryshimet teknologjike; kapitalizmi dhe konsumerizmi shkatërrojnë dhe pasurojnë në të njëjtën kohë; derisa nacionalizmi, racizmi dhe ksenofobia e helmojnë diskursin publik, duke rrezikuar të sjellin fatkeqësi.

Është kjo shoqëria e qëmtuar prej Orlando Figes në librin “The Europeans: Three Lives and the Making of a Cosmopolitan Culture”, teksa fjala është për Evropën e messhekullit nëntëmbëdhjetë, “një kulture ndërkombëtare që u zhduk qysh në fillimin e Luftës së Parë Botërore”.

“The Europeans” është një vazhdim i shumëpritur i librit të njohur historik të Figesit për kulturën ruse, “Natasha’s Dance”. Ngjashëm si te ai libër, na e shtjellon rrëfimin e një shoqërie në transicion radikal, prej tradicionales drejt modernizmit. Qysh në hyrje, Figes e quan projektin e tij “hulumtim të epokës së hekurudhave, si periudhë e parë e globalizimit kulturor”, një histori ndërkombëtare që “e shikon Evropën si tërësi, e jo të ndarë në shtete apo zona gjeografike” dhe që i konsideron “artet si forcë bashkuese midis shteteve”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)