Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Shtëpia pa dritare” për lirinë fondamentale, në TKK

Prishtinë, 8 mars - Tre veta presin në një dhomë misterioze. Me pak dialogë merret vesh se bëhet fjalë për jetën e përtejme.

Personazhet janë të vdekura dhe janë ndëshkuar duke u mbyllur në një dhomë, deri në përjetësi. Ata janë ulur brenda rrethojës së bardhë – që simbolizon shtëpinë pa dritare – dekor që përbën skenografinë e thjeshtë, bashkë me një zile që ngjason me ato të zbukurimeve të fundvitit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ines Serrano (Daniela Markaj) e ngatërron Joseph Garcin (Agron Shala) me xhelatin, para se ai t’i thotë: “jam gazetar e letrar”. Edhe Estelle Rigault (Doresa Rexha) e merr për xhelat, në fillim të shfaqjes gati se njëorëshe që u dha premierë në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Por asnjëri prej tyre s’është xhelat. Ata janë veç tre prej atyre që kishin mëkatuar në jetë. E në botën e përtejmë shndërrohen në ferr për njëri-tjetrin.

Fraza e famshme e Jean Paul-Sartre "L'enfer, c'est les autres" (Ferri janë njerëzit e tjerë) – për të cilën filozofi, dramaturgu, novelisti e aktivisti politik francez, që keqkuptuar shpesh – del të jetë mesazhi i shfaqjes që rrëfimin e ka ndërtuar duke shkrirë dy tekste.

Regjisori Besim Ugzmajli ka shfrytëzuar dramat “Me dyer të mbyllura” të Sartrit e “Shtëpia pa dritare” të Saimir Gongos, për ta ndërtuar rrëfimin e shfaqjes që mban titullin e kësaj të dytës. U dha premierë të hënën mbrëma. Është përpjekje e Ugzmajlit për ta përcjellë në skenë konceptin e lirisë fondamentale sartriane nëpërmjet lojës së tre aktorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.