Në numrin e tretë të revistës “Nëndori”, mars 1954, (në faqet 80 deri në 95) gjendet referati i Dhimitër Shuteriqit i mbledhjes plenare të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë për të arriturat letrare të vitit paraprak, 1953, përmes të cilit mësojmë se gjatë atij viti ishin botuar gjithsej 23 vepra: 8 në poezi, 5 në prozë, 1 dramë e 9 letërsi për fëmijë (poezi dhe prozë). Shuteriqi pastaj u bën një analizë të detajuar këtyre botimeve, herë duke i lëvduar e herë duke i qortuar.
Ai i kritikon këta libra të botuar për skematizmin, dobësitë gjuhësore, ndërtimin bardhezi të karaktereve. Do të thotë, Shuteriqi kërkon letërsi të realizmit socialist, por jo letërsi naive e fëmijërore. Shihet se urdhrat e partisë shumica e shkrimtarëve i kishin marrë me frikë të madhe, prandaj edhe mungonte guximi krijues, shkruan sot Gëzim Aliu në Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe interes të veçantë në këtë referat është arsyetimi i qortimit dhe dëbimit nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë të disa shkrimtarëve që nuk pajtoheshin me letërsinë që kishte filluar të kultivohej. Përmes disa faqeve të ngjeshura të tipit polemik, Shuteriqi i “deklason” Mark Ndojën, Kasëm Trebeshinën dhe Mehmet Myftiun.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.